Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është duke konsideruar qëndrimin në “Parkun e Princave”. Që nga viti i kaluar është raportuar që francezi do largohet në fundin e sezonit si agjent i lirë dhe të realizojë ëndrrën që është të luajë në fanellën e “Los Blancos”.
Por, kohëve të fundit Mbappe ka disa dyshime dhe është duke konsideruar opsionin tjetër, që është rinovimi i kontratës. Sipas Sport, edhe pse Mbappe ëndërron të luajë për Realin, mund të mos e bëjë në verë dhe të vazhdojë t’i qëndrojë besnik PSG-së.
Mbappe mund të qëndrojë edhe për një vit te PSG edhe pse kjo do ndikojë të marrëdhënia me Real Madridin.
Lidhja e mirë me Messin, që është duke e lejuar të rritet edhe më shumë, Kupa e Botës në Katar dhe oferta më e keqe sportive e “Los Blancos” se PSG në afat të shkurtër, janë arsyet kryesore që francezi të ndryshojë mendim.
Sidoqoftë, momentalisht, lojtari është i fokusuar që të kualifikoi PSG-në në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe nuk do vendos për të ardhmen deri në muajt e ardhshëm.