Gary Neville ka goditur sërish pronarin e klubit të Chelseas, Roman Abramovich, i cili së fundi mori vendim që klubi të drejtohet nga fondacioni bamirës, pasi atij i është ndaluar hyrja dhe jetesa në Angli.
Miliarderi rus e mori këtë vendim pasi Rusia filloi që me sulme ta pushtojë shtetin e Ukrainës. Megjithatë, fondacioni bamirës i Chelseas ende nuk ka pranuar që ta marrë drejtimin e klubit, pasi kanë ende disa gjëra të paqarta.
“Sportsmail” zbuloi të dielën se disa nga shtatë të besuarit e fondacionit, kanë rezerva për të pranuar ofertën.
Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe legjenda angleze e futbollit, Gary Neville, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.
“Të besuarit nuk pranuan për t’u përdorur si mburojë! Ata donin të ndihmonin përpjekjet e Chelseas në komunitet. E ulët nga Abramovich dhe kushdo që e këshillonte”, ka shkruar analisti i “Sky Sports”.
Kujtojmë se të besuarit e pronarit rus u takuan para humbjes së të dielës nga Liverpooli në Kupën Carabao për të diskutuar se si do të funksiononte në praktikë rregullimi i “administrimit”.
Shqetësimet besohet se përfshijnë dyshime nëse të vepruarit si administrues është në përputhje me marrjen e administrimit të klubit, pasigurinë se si ndryshimi i rolit do të përfshijë përfaqësimin në bord dhe frikën se ata mund të akuzohen për se po tentojnë që të mbulojnë çdo sjellje potencialisht të paligjshme ose imorale.