​Milan-Inter, Pioli dhe Inzaghi flasin para derbit gjysmëfinal të Kupës së Italisë

Futboll

​Milan-Inter, Pioli dhe Inzaghi flasin para derbit gjysmëfinal të Kupës së Italisë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 15:26
​Milan-Inter, Pioli dhe Inzaghi flasin para derbit gjysmëfinal të Kupës së Italisë

Të martën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “San Siro” do të ballafaqohen Milani dhe Interi për të zhvilluar derbin e parë gjysmëfianl të Kupës së Italisë.

Të dy skuadrat po përjetojnë një rënie të formës në javët e fundit në ndeshjet kampionale derisa po luftojnë kokë më kokë për titullin e kampionit, transmeton KosovaPress.

Simon Kajer, Sandro Tonali dhe Zlatan Ibrahimovic do t’i mungojnë Milanit në këtë sfidë, kurse nga radhët e Interit nuk do të paraqiten Gosens dhe Joaquim Correa.

Para sfidës, trajneri i Milanit Stefano Pioli ka deklaruar se sfida e parë paraqet një hap të madh në këtë garë.

“Është vetëm ndeshja e parë, por është një hap shumë i rëndësishëm. Ndihma e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme. Ne jemi në një moment vendimtarë të sezonit dhe duhet të bëjmë shumë më mirë se sa kemi bërë në dy ndeshjet e fundit”, tha Pioli.

Nga ana tjetër, trajneri i Interi Simone Inzaghi deklaroi se do të jetë një luftë ku të dy skuadrat do të kërkojnë të dëshmojnë se janë më të mira se sa kanë treguar rezultatet e javëve të fundit.

“Është një luftë ndërmjet dy skuadrave që po kërkojnë të dëshmohen. Do të jetë një ndeshje ku përkushtimi, fuqia dhe motivimi do ta bëjnë diferencën. Për ne do të jetë shumë e rëndësishme që të shënojmë në ndeshjen e parë si mysafir para asaj të kthimit”, ka thënë Inzaghi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat