Real Madridi është i vendosur për ta transferuar Kylian Mbappen në kryeqytetin spanjoll. Gjiganti i La Ligas e ka prioritet sulmuesin francez, i cili po i kalon muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.
Tash, “Goal.com” merr vesh se “Los Blancos” duan ta finalizojnë tranferimin e kampionit të botës me Francën para çdo transferi tjetër dhe para vazhdimit të kontratave.
Mbappe dëshironte t’i bashkohej klubit të ëndrrave të fëmijërisë verën e kaluar, por PSG-ja në fund ia mohoi një gjë të tillë. Reali madje ishte i gatshëm t’i paguante 200 milionë euro vetëm për ta sjell atë në “Santiago Bernabeu”.
23 vjeçari megjithatë e ka në mendje ende transferimin në Real edhe pse PSG-ja po mundohet ta joshë me oferta marramendëse për ta vazhduar kontratën.
Mbappe i ka realizuar 23 gola në 34 ndeshje këtë sezon.
Ai së fundmi e barazoi Zlatan Ibrahimovicin sa u përket golave të shënuar në “Parkun e Princave”. Mbappe i ka realizuar 156 gola me PSG-në deri tash, ndërsa listës i prin Edinson Cavani me 200 gola.