Shehi: Kujdes Teutën, është kampionia në fuqi

Futboll

Shehi: Kujdes Teutën, është kampionia në fuqi

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:03
Shehi: Kujdes Teutën, është kampionia në fuqi

Orges Shehi doli në konferencë për shtyp para sfidës me Teutën, ku theksoi se bardheblutë do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve, por njëkohësisht duke vlerësuar edhe kundërshtarin.

“Futbolli është me periudha, jo gjithmonë fiton ndaj çdo kemi dalë fitimtarë.

Teuta, pavarësisht pozicionit, është kampione në fuqi, ka lojtarë cilësorë. Shpresoj të jemi në vazhdën e këtij sezoni. Fitorja me Laçin ka përfunduar, përqendrimi ynë është pikërisht te kjo ndeshje.”

Mungesat: “Ngo mungon nga një periudhë relativisht e gjatë dhe nuk do të jetë në dizpozicion për një periudhë tjetër, pasi dëmtimi për të ka qenë I rëndë. Ismajlgeci vetëm dje ka nisur të stërvitet me grupin dhe sigurisht që I duhet ende kohë për të qenë në 100% të formës.

Kemi ndeshje çdo tri ditë, mund të ketë ndonjë lojtar tjetër në dyshim, por do të shohim deri në momentin e fundit. Xhixha pësoi një dëmtim, vijoi të luante me dhimbje, do të shohim nesër si do të jetë. Ai dëmtim që pësoi me Laçin vijon ta shqetësojë.”

Teuta, e rrezikshme: “Kampionati është në fazë shumë interesante, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe duhet përqendrim vetëm te ndeshja e radhës. Teuta është ekip cilësor, ka pasur momente jo të mira dhe ndryshime në pankinë. Nëse është në ditën e saj më të mirë, na hap problem. Pika e tyre e fortë janë lojtarët që ka edhe nga sezoni i kaluar dhe janë kampionë në fuqi".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat