Messi, dëshiron të përmbush marëveshjen deri në fund me PSG-në

Futboll

Messi, dëshiron të përmbush marëveshjen deri në fund me PSG-në

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:43
Messi, dëshiron të përmbush marëveshjen deri në fund me PSG-në

Lionel Mesi dëshiron të përmbushë kontratën e tij me PSZH-në deri në vitin 2023. Messit i`u desh pak kohë që të adaptohej me ambientin e tij të ri. Pas shumë vitesh te Barcelona, ai kaloi në Paris, por fillimi ishte paksa i vështirë për të.

Fillimisht pati probleme me gju e më pas udhëtime me kombëtaren dhe kjo ngriti dyshime për përshtatjen e tij në klub. Megjithatë ai tashmë ka rigjetur formën e tij sidomos në ndeshjet e fundit. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë duket së i është përshtatur jetës së re.

Pas shumë spekulimesh që thuhej se Messi pritet të largohet në fund të sezonit, ai nuk e mendon një gjë të tillë, pasi kërkon të përmbushë kontratën e tij me parisienët, e cila është valide deri në vitin 2023.

Shumë ekipe janë pas tij por më të interesuarit duken të jenë Inter Majami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat