Përvojë e keqe për futbollistin e Salernitanës, Franck Ribéry, i cili u përfshi në një aksident automobilistik natën e kaluar, në Laura di Capaccio Paestum. Makina e ish-kampionit të Bayernit është përplasur me një semafor.
Francezi, i cili mbeti i plagosur lehtë, u transportua në spitalin e Battipaglias, më pas u kthye në shtëpinë e tij.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëherë karabinierët e Agropolit, për të hetuar shkaqet e përplasjes.
Por, siç kuptohet edhe nga njoftimi i policisë për këtë rast, nuk ishte francezi ai që po ngiste makinën.
“Pas një aksidenti automobilistik, futbollisti Franck Ribery, i cili nuk ishte në drejtim të makinën, pësoi një dëmtim të lehtë në kokë. Sportisti qëndroi për disa orë në spital si masë paraprake.