Shumë ekipe të La Ligës janë pas portierit të Chelsea. Newcastle United i është bashkuar listës për të marrë atë në radhët e tyre.
Kepa ishte figura tragjike në finalen e Kupës Carabao, pasi u fut në lojë kur Liverpooli dhe Chelsea shkuan në penallti.
Tuchel e inkuadroi në lojë me shpresën se do arrijë të ndihmojë ekipin e të pres ndonjë penallti por ai nuk arriti.
Spanjolli e humbi penalltinë e 11-të të të Chelsea, penallti kjo që ia dhuroi Liverpoolit kupën.
Blutë e Londrës nuk duken të kënaqur me formën e tij dhe pritet që Kepa të largohet në fund të sezonit.
Interes më të madh kanë shfaqur Newcastle United që dëshirojnë ta blejnë kartonin e lojtarit i cili është 50 milionë funte.
Mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja në mes ekipeve nga Premier Liga.