Talenti i madh i Prishtinës, Qëndrim Zyba është rikthyer në fushë pas një kohe të gjatë.
21-vjeçari pësoi lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit, në ndeshjen ndaj Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve.
Që nga 13 korriku Zyba u ka munguar fushat e gjelbra, ndërkohë që më 28 korrik i është nënshtruar operimit me shumë sukses.
Pritja ishte e gjatë, por ai u rikthye dhe u paraqit në ndeshjen e fundit të Prishtinës ndaj Gjilanit, në të cilën barazuan 2-2.
Ai përmes rrjetit social Facebook është shprehur shumë i lumtur me rikthimin.
Postimi i plotë i Qëndrim Zybës:
Shumë i lumtur per rikthimin tim i falenderohem zotit per shendetin qe kom, gjithashtu i falenderohem shum Qerim Kida per operimin.
Arbanis Maxhuni nuk kom fjal me tfalenderu per punen qe ke ba me mu sinqeritetin, deshiren per rikthimim tim. Ti je njeri me vlera shum te mëdha me zemer tmadhe jemi me fat qe te kemi...