Granada e Myrto Uzunit nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në shtëpi ndaj Cadizit teksa vendasit u penalizuan edhe nga një karton i kuq në minutën e 33.
Inferioriteti numerik ndikoi edhe në minutat e rezervuara për sulmuesin e kombëtares i cili luajti vetëm në pjesën e parë dhe në fraksionin e dytë nuk zbriti fare në fushë, ndërsa më parë ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 42.
Duke njohur karakterin e Uzunit, trajneri Roberto Moreno shpjegoi edhe pse e zëvendësoi beratasin.
“Uzuni e kishte marrë një karton të verdhë në pjesën e parë dhe nëse luanim më pas me nëntë vetë atëherë do të ishte katastrofë.
Uzuni është një djalosh që ndërhyn në mënyrë shumë intensive, këtë e ka edhe prej dëshirës së madhe me të cilën zbret në fushë”, u shpreh Moreno.