Arteta bezdiset nga Interi për një tjetër talent

Futboll

Arteta bezdiset nga Interi për një tjetër talent

Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:26
Arteta bezdiset nga Interi për një tjetër talent

Sulmuesi kanadez i Lilës, Xhonatan Dejvid, është një nga talentet që ka spikatur më shumë muajt e fundit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha në Europë.

22-vjeçari ka dhënë një performancë fantastike në Francë, duke shënuar ndeshje pas ndeshjeje. Ai është shprehur se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Franca dhe ka bërë që interesi të rritet akoma dhe më shumë.

Klubi që ka ushtruar një presion për të arritur te kanadezi është Arsenali. Mikel Arteta ka nevojë për një sulmues dhe objektivi kryesor ishte Broja, por duket se me shqiptarin do ta ketë të vështirë, pasi Çelsi po mendon seriozisht ta kthejë në skuadër 20-vjeçarin.

Por duket se dhe me Dejvid nuk do të jetë e lehtë, pasi në garë së fundmi është futur dhe Interi. Zikaltrit kanë nevojë për një sulmues të ri dhe të talentuar dhe kanadezi duket si opsioni ideal për Inzagin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat