Ismet Munishi popullit të Ukrainës: Ju nuk po i mbroni vetëm shtëpitë tuaja, vendin tuaj

Futboll

Ismet Munishi popullit të Ukrainës: Ju nuk po i mbroni vetëm shtëpitë tuaja, vendin tuaj

Nga: K.G. Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:36
Ismet Munishi popullit të Ukrainës: Ju nuk po i mbroni vetëm shtëpitë tuaja, vendin tuaj

Ish futbollisti i mirënjohur Ismet Munishi, ka luajtur me sukses në kampionatin ukrainas.

Ai lutet për popullin trim të Ukrainës.

Munishi është kryetrajner i Gjilanit.

“Fotografi nga ndeshja Vorskla - Shakhtar.

Pata nderin të luaj ne kampionatin Ukrainas dhe të njoftoj shumë miq dhe popullin trim dhe patriot të Ukrainës.
Ne këto kohëra të vështira për ju miq dhe popull i dashur i Ukrainës unë lutem për juve dhe dhasht zoti i tejkaloni këto sfida të vështira.

Ju nuk po i mbroni vetëm shtëpitë tuaja, vendin tuaj, por po e mbroni demokracinë dhe mbarë njerëzimin. Slava Ukraini, Slava Geroyam”, ka shkruar Munishi në profilin  tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat