Në ndeshjen e fundit mes Aston Villës dhe Brighton, Matty Cash arriti që të realizonte në minutën e 17 të ndeshjes.
Lojtari, menjëherë zgjodhi që të hiqte fanellën për të shfaqur mesazhin e tij solidarizues për një mikun e tij që ndodhej në Ukrainë.
Arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë dhe kjo solli irritimin e të gjithëve.
Për të mos përsëritur skena të ngjashme, Premierliga ka marre vendim duke vendosur se lojtarët që heqin fanellën pas golit dhe mbajnë mesazhe mbështetëse për Ukrainën, nuk do të ndëshkohen.