Futbollisti Kristian Vulaj është autor i golit për fitoren e Deçiqit në Danillovgrad, me rezultat 1:0 kundër Iskrës.
Pas dy humbjeve rresht me 4:2 nga Jezero, 2:1 Rudari, Deçiqi shënon fitoren e parë në stinorin pranveror.
Skuadra shqiptare nga Tuzi kthehet me tre pikë të mëdha.
Kristijan Vulaj në minutën e 35-të shënoi nga penalltia.
Pas javës së 22-të të Kampionatit të Malit të Zi, Deçiq renditet në vend të tretë me 36 pikë, një më shumë se Iskra që gjendet në pozitën e katërt.