Milan-Inter, formacionet zyrtare të derbit në Kupën e Italisë

Futboll

Milan-Inter, formacionet zyrtare të derbit në Kupën e Italisë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 19:59
Milan-Inter

“Derby della Madonnina” sheh dy rivalët e përbetuar Milanin dhe Interin duke u përballur sot me fillim nga ora 21:00, takim ky i vlefshëm për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Në fazën e çerekfinales, “Rossonerët” e mposhtën me rezultat të thellë 4:0 Lazion, kurse kampioni italian Inter e mposhti me rezultat solid 2:0 Romën.

Të dy këto skuadra për herë të fundit u takuan muajin e kaluar në “Giuseppe Meazza”, ku Milani siguroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1, ndeshje kjo në kuadër të Serie A.

Fakt interesant është që në tre nga katër ndeshjet e fundit, Interi ka qenë skuadra e parë që e ka zhbllokuar rezultatin, respektivisht brenda 15’ minutave të parë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Kjaer, Ibrahimovic dhe Tonali, kurse te Interi mungojnë Correa dhe Gosens.

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Bennacer; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

Inter: Handanovic, De Vrij, Skriniar, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Lautaro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat