Ballafaqimi mes Milanit dhe Interit, nuk solli fitues (0:0) në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Dy skuadra të një qytetit, që luajnë në një stadium, ndahen baras në sfidën e parë.
Gjithçka do të vendoset në takimin e kthimit.
Cila prej tyre do të jetë në finalen e madhe, vështirë është të parashikohet, kur kihet parasysh se të dyja janë në formë të mirë.
Para fillimit të sfidës u shfaq një video mesazh e Andrey Shevchenkos, që bënte thirrje për ndihmë në luftën e Ukrainës.