Agim Ademi: Kur ke FIFA dhe UEFA kaq afër, për një vend të vogël, do të thotë shumë

Futboll

Agim Ademi: Kur ke FIFA dhe UEFA kaq afër, për një vend të vogël, do të thotë shumë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:42
Agim Ademi: Kur ke FIFA dhe UEFA kaq afër, për një vend të vogël, do të thotë shumë

Vetëm para pak minutash ka nisur edhe Asambleja e FSHF për të zhvilluar punimet e saj. Sot duhej që të prodhohej presidenti i ri i FSHF, megjithatë nisur nga beteja ligjore me Gjykatën është thënë më herët se do të kemi një datë të re për zgjedhjet.

Fjalimi i Agim Ademit, president i Federatës së Futbollit të Kosovës: “Mua më duket sikur e ndaj postim me Lutfi Nurin në FSHF.

Është nder i madh, kam marrë pjesë kaq shumë herë në këto mbledhje. Ka pasur ndërhyrje të madhe nga politika kur nuk duhej të ishte.

Futbolli është piktura më e bukur, është art dhe këtë pikturë e bëjnë lojtarët.

Mos ta ndalojmë me kamionë luftarak si po ndodh në Ukrainë. Kur ke FIFA dhe UEFA kaq afër, për një vend të vogël, do të thotë shumë.

Për herë të parë ne kemi një shqiptar në KE të UEFA-s, është Armand Duka. Është nder për një shtet dhe për një komb”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat