Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, tërhiqen nga gara këta anëtarë!
Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit ka shtyrë zhvillimin e procesit zgjedhor për në 15 mars në orën 10:00, nga 2 mars që ishte caktuar më parë.
E ndërsa na ndajnë më pak se dy javë nga zhvillimi i këtyre zgjedhjeve, një pjesë e anëtarëve të Komitetit Ekezkutiv janë tërhequr nga gara.
Emrat që nuk do të jenë pjesë e zgjedhjeve për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së janë zv.Presidenti i federatës, Edvin Libohova, Bardhyl Minxhozi, Enkelejd Alibeaj dhe Edmond Spahiu.