Klubi spanjoll, Sevilla raportohet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Real Madridit, Isco-n.
Mediet spanjolle shkruajnë se Sevilla në parim ka arritur marrëveshje me yllin e ‘Los Blancos’.
Kontrata aktuale e 29-vjeçarit me skuadrën ‘merenguese’ përfundon në muajin qershor, dhe duket se lojtari dëshiron aventure të re në futbollin evropiane, por jo jashtë Spanjës.
Isco thuhet se pëlqen transferimin tek Sevilla. Spanjolli monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane, por mësohet se lojtari preferon Sevillan.