Shaqiri drejtor i ri sportiv i Shkëndijes  

Futboll

Shaqiri drejtor i ri sportiv i Shkëndijes  

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:34
Shaqiri drejtor i ri sportiv i Shkëndijes  

Ish futbollisti i mirënjohur, Artim Shaqiri, është drejtori i ri sportiv i kampionit në fuqi të Maqedonisë së Veriut, Shkendija nga Tetova. 

Ish reprezentuesi i Maqedonisë, një nga futbollistët më të mirë në histori, i tha “po” ofertës së kampionit në fuqi për drejtor sportiv në periudhën e ardhshme. Kjo do të thotë se Artimi pas dhjetë vitesh është rikthyer te Shkendija, te klubi ku në vitet 2012-2013 ka qenë edhe shef i shtabit profesional.

Sipas mediumit maqedon, “Sportmedia”, Shaqiri ka nisur punën para disa ditësh, ai është çdo ditë në klub, në stërvitjet e skuadrës, dëshiron që sa më shpejt të ketë një pasqyrë të plotë se cila është puna e tij.

“Shkendija ka kohë që nuk ka drejtor sportiv, ka bërë zgjidhjen e duhur.

Shaqiri me njohuritë dhe përvojën e pasur të lojës dhe trajnerit, si dhe me autoritetin e tij, do t'i "shtrëngojë" pak gjërat në klub.

Dihet se Shkendija në tre vitet e fundit ka skuadrën më të mirë në Maqedoni”, shkruan mes të tjera “sportmedia”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat