Teuta do të ketë një sfidë “ferri” ditën e sotme përballë Tiranës, që do të nisë në orën 16:45 dhe është e vlefshme për raundin e 23-të të Abissnet Superiore.
“Djemtë e Detit” po kërkojnë që të arrijnë zonën e Europës, ndërsa aktualisht renditen të gjashtët me 25 pikë dhe vijnë në këtë ndeshje pas barazimit 1-1 me Kukësin.
Megjithatë përballë këtë javë do të kenë “bardheblutë” e kryeqytetit, që mbajnë kreun e renditjes me 49 pikë dhe vijnë më të frymëzuar se kurrë pas fitores 4-1 ndaj Laçit në takimin e fundit.
Ndërsa na ndajnë edhe disa minuta nga startimi i kësaj sfide, trajnerët Renato Arapi dhe Orges Shehi kanë zgjedhur 11-shet startuese.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Dema, Idrizaj, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, L.Beqaj, Aleksi, Akuqah, E.Vila, Hebaj, L.Vila.
Trajneri: Renato Arapi
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Limaj, Toli, Totre, Da Silva, Seferi, Xhixha.
Trajneri: Orges Shehi.