Federata e Futbollit të Kosovës do ta zgjedh presidentin e ri të saj më datën 6 prill.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ku i pranishëm ishte edhe presidenti aktual i FFK-së.
“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president.
Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë. Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.