I bleu një palë këpucë 800 euro për një gol, tani Mourinho e “degdis” tek U-19

Futboll

I bleu një palë këpucë 800 euro për një gol, tani Mourinho e “degdis” tek U-19

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:17
Mourinho

Edhe kulaçin, edhe kërbaçin! Kështu po e menaxhon situatën e Felix Afena-Gyan nga Jose Mourinho.

Sapo e bëri të debutonte në Serie A dhe e mori “nën sqetull”, trajneri portugez e “degdis” 19-vjeçarin te skuadra e të rinjve. Arsyeja? Felix Afena-Gyan kishte kaluar natën në shoqërinë e miqve të tij në një “pub”, edhe pse ka qenë i dëmtuar në ijë, problem që e detyroi të humbiste ndeshjen me Spezzian, shkruan Supersport.

Kjo thyerje e disiplinës nuk i ka pëlqyer aspak “Special One”, i cili ka marrë vendimin për t’i dhënë një mësim, duke e larguar nga ekipi i parë.

Qëllimi është ta bëjë adoleshentin ta kuptojë se sa e rëndësishme është në futboll dhe për karrierën e tij sjellja prej një profesionisti. Mourinho ishte ai që i bleu një palë këpucë që kushtonin 800 euro për një gol vendimtar, po portugezi nuk heziton t’i tregojë kërbaçin kur thyen disipilinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat