Ylli i skuadrës nuk pranon të luajë për shkak të trajnerit rus

Futboll

Ylli i skuadrës nuk pranon të luajë për shkak të trajnerit rus

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:42
Ylli i skuadrës nuk pranon të luajë për shkak të trajnerit rus

Ylli i skuadrës nuk pranon të luajë për shkak të trajnerit rus!

Një situatë kaotike po ndodh në ish-skuadrën e Uzunit, Ferencvaros, pasi futbollisti ukrainas, Oleksandër Zubkov nuk pranon të luaj për sa kohë trajner është rusi, Stanislav Çersheshov.

Zubkov nuk ka luajtur që nga 13 shkurti, ndërkohë që ka refuzuar të futet në dy sfida në kampionat dhe një në Kupë që nga ajo datë.

Sipas klubit, thuhet se ai nuk po luan sepse nuk ndihet mirë nga gjendja emocionale për shkak të situatës që po ndodh në shtetin e tij, por mediat hungareze besojnë se dhe trajneri është ai që ka një rol të madh në këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat