Partizani mori tre pikë tepër të rëndësishme pas fitores 5:0 kundër Kukësit në “Air Albania”.
Ky ishte suksesi i parë sezonal i “Demave” kundër skuadrës së Diego Longos dhe më i thelli për vendasit në këtë kampionat.
Shumë episode ndodhën në këtë përballje, që nga penalltia që zhbllokoi takimin e deri te goli i anuluar i Kukësit. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin fatale për ekipin mik.
Sherif Kallaku ktheu në gol në minutën e 36-të një penallti të fituar nga Skuka, me këtë të fundit që dyfishoi pesë minuta më vonë.
“Demat” e nisën shumë mirë edhe pjesën e dytë. Vetëm 28 sekonda kishin kaluar kur Stenio Junior realizoi një gol fantastik, që solli edhe çlirimin e trajnerit Dritan Mehmeti.