Përfaqësuesit e FIFA-së i japin mbështetje presidentit Ademi për procesin zgjedhor!
Presidenti Agim Ademi ka takuar sot në Tiranë përfaqësueset për çështje ligjore të FIFA-së, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.
Gjatë këtij takimi u bisedua për situatën aktuale në futboll para Kongresit të FIFA-së, që mbahet në Doha prej 29 deri më 31 mars, si dhe për zgjedhjet për president në FFK.
Në këtë takim presidenti Ademi mori bekimin e përfaqësuesve të FIFA-s për kandidimin e tij, teksa theksoi edhe një herë falënderimin e tij ndaj FIFA-s për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë futbollit të Kosovës, si dhe u shpreh i lumtur që një delegacion i FIFA-s do të jetë për monitorimin e procesit zgjedhor në FFK.