Hajduku nga Spliti është në finalen e Kupës së Kroacisë!
Hajduku e mposhti me rezultat 2:1 Goricën.
Futbollisti Dario Melnjak me dy golat e tij (39’ e 64’) është më i merituari për kualifikimin e Hajdukut.
Futbollisti shqiptar, Emir Sahiti, u paraqit standard për Hajdukun, duke u zëvendësuar në minutën e 73-të.
Mysafirët shënuan në minutën e 90+5 përmes Kalik, i cili ka qenë i saktë nga penalltia.