Zurich ka shënuar fitore në udhëtim (2:0) ndaj Luzernit, në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit zviceran.
Futbollisti Blerim Xhemaili ka asistuar në minutën e 17-të, kur Ceesay shënoi.
Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti e Blerim Xhemaili u paraqitën standardë. Xhemaili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të dhe pesë minuta më vonë u zëvendësua. Ardon Jashari luajti nga minuta e parë e Lorik Emini nga ajo e 72-ta për Luzernin.
Jashari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të.
Ceesay (17’) e Gnonto (78’) shënuan për fitoren e skuadrës së tyre.
Zurich kryeson me 56 pikë, ka 13 më shumë se Young Boys në vend të dytë dhe Luzerni është i nënti me 18 sosh.