Valencia është në finalen e Kupës së Mbretit.
Në një ndeshje interesante deri në minutën e fundit, Valencia e mposhti me rezultat 1:0 Athletic Bilbaon, në takimin e kthimit të gjysmëfinales.
Valencia kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 2:1, pasi që sfida e parë në Bilbao kishte përfunduar baras (1:1).
Në minutën e 43-të futbollisti portugez Goncalo Guedes shënoi gol të bukur.
Ai goditi nga rreth 20 metra, duke shënuan në këndin e majtë të portës mysafire.
Valencia kualifikohet e Bilbao eliminohet nga garat e Kupës së Mbretit në Spanjë.