Strakosha pritet të largohet nga Lazio

Futboll

Strakosha pritet të largohet nga Lazio

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:39
Strakosha pritet të largohet nga Lazio

Lazio nuk dëshiron të kapet e papërgatitur në verë dhe ka nisur të shikojë për një portier tjetër, pasi Thomas Strakosha e Pepe Reina mund të largohen.

Me lojtarin e kombëtares shqiptare po tentohet rinovimi, por ende nuk ka marrëveshje. Me spanjollin mund të ketë rinovim automatik nëse kualifikohen në kupat e Evropës.

Gjithsesi Lazio po shikon për opsione të tjera dhe një prej tyre është Pierluigi Gollini, aktualisht pjesë e Tottenham, por nuk po gjen hapësira.

Kepa i Chelsea është një tjetër emër që lakohet sërish te skuadra kryeqytetase. Në listë është edhe Sergio Rico, 28-vjeccari i huazuar nga PSG te Mallorca në LaLiga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat