Mesfushori Riqui Puig raportohet se duket gjithnjë e më afër largimit nga Barcelona.
Sipas medieve spanjolle, Puig nuk është në planet e trajnerit Xavi pasi që shumë pak ka pasur hapësirë në skuadrën e strategut spanjoll nga koha kur ai erdhi në krye të bankinës së ‘Blaugranave’.
Mesfushori Puig kishte hezituar të largohet nga ‘Camp Nou’ në afatin kalimtar të kaluar, i bindur se do të gjejë një vend në ekipin e parë të skuadrës katalonase.
Por, lojtari thuhet se gjatë kësaj verë, do të largohet nga Barcelona.
Puig synon të gjejë një klub ku ai mund të luajë më shumë. Mësohet se janë disa skuadra evropiane që janë duke e vëzhguar situatën e mesfushorit spanjoll.