Futbollisti i talentuar Alban Taipi shënoi gol të bukur në ndeshjen me Pelisterin në Ohër. Rikthimi i 18-vjeçarit do të thotë shumë për Renovën nga Xhepçishti i Tetovës.
“Ai ka gati dy vite që lufton me dëmtime të rënda. Këputi ligamentet e të dy gjunjëve dhe ishte ‘jashtë’ për një kohë të gjatë,
20 muaj. Kështu Albani u kthye me stilin e tij”, shkruan media maqedone “Sportmedia”.
“Taipi debutoi me Renovën dy vite më parë në moshën 16.5 në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Ai luajti disa ndeshje, por nuk pati fat të shënojë gol. I riu, golin e parë në kampionat e shënoi të hënën në Ohër kundër Pelisterit.
Për ata që nuk e dinë. Taipi ka lindur me 21 qershor të vitit 2003 në Gostivar. Ai është fëmijë i klubit nga Xhepçishti. Para lëndimit, ai kishte pesë paraqitje për kombëtaren U-17 të Maqedonisë”, shkruan më tej.
Renova thotë se Alban Taipi është një nga talentet më të mëdhenj që ka pasur klubi, është i gjatë 190 cm i gjatë, qendërsulmues i fortë, klasik që i intereson vetëm rrjeta e kundërshtarit.