“Klubet e Superligës gënjejnë më shumë se Putini”. Javier Tebas, presidenti i La Liga-s iu kthye rëndë sulmit ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit gjatë fjalimit të tij në Samitin e “FT Business of Football” në Londër.
“Ne në ligat kombëtare duhet të jemi idiotë, pasi të gjithë jemi kundër Superligës… Ndjehem i neveritur nga ideja e ringjalljes së këtij projekti”, -vazhdoi Tebas.
Më pas, ai foli drejtpërdrejt për Agnellin, presidentin e Juventusit dhe fjalimin e tij të planifikuar për orët në vijim: “Nëse Agnelli nuk shpjegon projektin e ri sot, do të thotë se do të gënjejë.
Me drejtuesit e Barcelonës dhe Real Madridit u takua në shtëpinë e tij. Tani ata janë duke thënë se nuk duan poste të përhershme, po i bëjnë dëm të madh futbollit”.