E pa precedentë në futbollin shqiptar, dy kartonë të kuq ende pa filluar ndeshja!

Futboll

E pa precedentë në futbollin shqiptar, dy kartonë të kuq ende pa filluar ndeshja!

Më: 3 mars 2022 Në ora: 14:13
E pa precedentë në futbollin shqiptar, dy kartonë të kuq ende pa filluar ndeshja!

“Finalja” e mbijetesës, ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, ndeshja Kastrioti-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Të dyja skuadrat pozicionohen në dy vendet e fundit të renditjes, ku janë të “dënuara” për tre pikët në një ndeshje direkt për mbijetesë.

Një moment tennsioni ka pasur në tunelin e dhomave të zhveshjes mes dy skuadrave.

Arbitri kryesor Juxhin Xhaja thërret Didën dhe Bajramin, teksa i ndëshkon me karton të kuq ende pa filluar ndeshja.

Një rast ku i paprecedentë në futbollin shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat