Dukagjini nga Klina mobilizon forcat kundër Prishtinës. Klinasit synojnë fitoren e radhës pas triumfit me 3:0 ndaj Feronikelit nga Drenasi.
Kryetrajneri Armend Dallku është para një sfide të madhe, ku pikët i duhen gjithsesi në luftë për ekzistencë.
“Pas fitores ne xhiron e fundit, këtë fundjavë ne Klinë vjen kampioni ne fuqi, FC Prishtina.
Kjo ndeshje i takon javës se 23-të, dhe zhvillohet ne stadiumin "18 Qershori", ditën e shtunë duke filluar nga ora 13:00.
Përkrahja nga gjithë qyteti është shumë e rëndësishme, për të vazhduar "luftën" për mbijetesë”,- njofton KF Dukagjini.
Klinasit renditen në pozitën e nëntë me 21 pikë, pesë me pak se Prishtina që gjendet në vend të gjashtë.