Barcelona duket se do të bëjë një revolucion të vërtetë në mbrojtje sezonin e ardhshëm.
Katalanasit po kërkojnë shumë përforcime për repartin e mbrojtjes.
Mundo Deportivo ka shkruar se Andreas Christensen është shumë afër.
Danezi i Chelsea-t do të merret me kosto zero dhe negociatat janë pothuajse të mbyllura.
Bashkë me të mund të merret edhe Noussair Mazraoui i Ajax-it, për të cilin interesohen edhe Borussia Dortmund-i dhe Milan-i.
Objektivat e tjerë janë Jose Gaya i Valencia-s dhe, gjithmonë nga Chelsea, edhe Cesar Azpilicueta.