Një autogol i Randy Dwumfour i dha tre pikët Kastriotit në sfidën direkte për mbijetesën ndaj Skënderbeut në Kamëz, duke bërë që krutanët në ngjiten në kuotën e 21 pikëve dhe të parakalojnë Dinamon, ndërsa korçarët e shohin veten në fund dhe gjithmonë e me shpresa më të pakta për të qëndruar në elitë.
Për vetë rëndësinë e saj, pritej një sfidë e luftuar, teksa tensioni shpërtheu që në tunel, me Bajramin e Didën që u konfrontuan me njëri-tjetrin, ndërkohë që po dilnin në fushë për startin e ndeshjes.
Kaq mjaftoi që të shpërthejë tensioni, teksa arbitri Juxhin Xhaja vendosi t’uitregojë kartonin e kuq të dyve, si një mënyrë edhe për të imponuar autoritetin dhe të dy trajnerët u detyruan të modifikojnë formacionin.
Për më tepër se 20 minuta të dy skuadrat u shfaqën mjaft të kujdesshme, megjithatë në të 26-ën ishte Kaina që gjeti shtyllën dhe topi i kthyer, u përplas në mënyrë të pafat në këmbët e Dwumfour dhe përfundoi në rrjetën e Rexhepit.
Avantazhi i dha qetësi Kastriotit, që menaxhoi mirë lojën dhe madje në disa raste “flirtoi” me golin e dytë, por forma mjaft e mirë e Bekim Rexhepit, mbajti në lojë korçarët, që nga ana tjetër bënë shumë pak për të shmangur humbjen.
Kastrioti-Skënderbeu 1-0 Dwumfour (autogol) 26′.