Largimin e tij nuk mund ta ndalë as drejtori sportiv, Paolo Maldini.
Franck Kessie në fund të këtij sezoni do të largohet nga skuadra e Milanit si një futbollist i lirë.
Pas ndeshjes ndaj Interit, Paolo Maldini vërtetoi lajmin se më nuk janë duke u zhvilluar bisedime në mes të klubit dhe mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.
‘Klubi e ka thënë fjalën e tij të fundit dhe nuk do ndryshojmë qëndrim’- deklaoi Maldini.
Ndërkohë në Spanjë mediat kanë raportuar që tashmë Barcelona ka filluar bisedimet dhe është shprehur e gatshme për ti ofruar atij një pagë prej 6 milionë eurosh, që është kërkesë e tij kryesore.