Në fundjavë zhvillohet xhiro e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Padyshim se edhe në këtë javë do të ketë në program ndeshjet tejet interesante.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave në elitën e futbollit.
Ndeshja derbi do të zhvillohet në Therandë, ku lideri Ballkani pret Llapin e vendit të katërt.
Dy skuadrat që po kalojnë formë shumë të mirë do të përballen ndërmjet vete në një sfidë që mund të përcaktojë shumëçka. Drejtësia në këtë takim i është ndarë gjyqtarit të mirënjohur Genc Nuza.
Një takim joshë është edhe ai ndërmjet Dukagjinit e Prishtinës sfidë kjo që do të gjykohet nga arbitri Mervan Bejtullahu.