Erling Haaland do të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës së ardhshme.
Sulmuesi norvegjez ka informuar Borussia Dortmund-in se do të largohet dhe kjo ka bërë që të nise gara mes klubeve që duan ta marrin.
Me këtyre klubeve është edhe Real Madrid. Sipas Sport, Los Blancos janë takuar muajin e kaluar me babanë dhe përfaqësuesit e lojtarit.
Megjithatë, madrilenët do të duhet të mposhtin konkurrencën, që aktualisht është e përbërë nga Manchester City dhe Barcelona. Real Madrid është i gatshëm ta huazojë për një vit te Borussia Dortmund dhe t’i paguajë rrogën, por Haaland ka dëshirë të largohet tani.
Sipas Sport, Manchester City është i gatshëm të shpenzojë 200 milionë euro, një shifër që nuk mund të paguhet nga Barcelona, klub që ka disa vështirësi ekonomike. Plani i Real Madrid është që t’i paguajë 75 milionë euro Dortmund-it dhe 75 milionë menaxherëve të lojtarit.