Ukraina kërkon nga FIFA dhe UEFA ta shtyjë ndeshjen e play-offit për Botëror

Futboll

Ukraina kërkon nga FIFA dhe UEFA ta shtyjë ndeshjen e play-offit për Botëror

Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:24
Ukraina kërkon nga FIFA dhe UEFA ta shtyjë ndeshjen e play-offit për Botëror

Ukraina i ka kërkuar FIFA-s dhe UEFA-s që të shtyjë ndeshjen e ardhshme të play-off të Kupës së Botës me Skocinë.

Ndeshja e tyre gjysmëfinale në play-off do të luhej në Hampden Park më 24 mars, me fituesin që do të përballet me Poloninë për një vend në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.

Por tani Ukraina u ka kërkuar të dy organeve ndërkombëtare të turneut që të shtyjnë ndeshjen, për shkak të pushtimit të vendit nga Rusia.

Rusia duhej të përballej me Poloninë në gjysmëfinalen e saj, por është përjashtuar nga turneu nga FIFA si një sanksion për pushtimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat