Gjithsej 19 anëtarë të vaksinuar dhe imunizuar (lojtarë, trajnerë, staf) janë infektuar me virusin korona dhe kanë shkuar në izolim. Ky është rezultat i testimeve të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit te klubi i Mainz.
Lojtarët që rezultuan negativ përfunduan stërvitjen individuale të enjten.
Për momentin është e paqartë se sa lojtarë janë prekur nga infeksioni. I pyetur nga Kicker, klubi nuk ka dashur të komentojë për këtë.
Megjithatë, konferenca e zakonshme për shtyp e ditës së ndeshjes do të zhvillohet të premten pasdite, siç njoftoi skuadra e Mainz.
Për më tepër, përgjegjësit në Mainz janë në kontakt të ngushtë me departamentin përgjegjës të shëndetësisë dhe DFL në lidhje me veprimet e mëtejshme.
Të dielën në orën 15:30, skuadra e trajnerit Bo Svensson është planifikuar të luajë kundër Borussia Dortmund.
Mainz ndodhet ne vend te 9-të në renditje dhe i qetë sa i perket luftës për mbijetesë, ndërsa Dortmund në vend të dytë dhe 8 pikë larg kryesuesve të Bayern Munih.