Tetë lojtarë të huaj janë larguar nga klubit i Premier Leagues së Rusisë, Krasnodar. Kështu po vazhdon largimi i lojtarëve dhe trajnerëve nga Rusia, që kur ky vend nisi pushimin e Ukrainës, javën e kaluar.
Krasnodari ka njoftuar se tetë lojtarë, duke përfshirë ish-reprezentuesin e Francës, Remy Cabella dhe lojtarin e Suedisë, Victor Claessen, kanë kërkuar që kontratat e tyre të suspendohen, por jo të anulohen. Kështu ata mund të jetojnë dhe ushtrojnë diku tjetër.
Trajneri gjerman Daniel Farke, u largua të mërkurën së bashku me asistentin e tij. Ai ishte emëruar trajner i Krasnodarit dy muaj më parë dhe nuk kishte drejtuar ndonjë ndeshje.
Mediat ruse kanë raportuar se një tjetër lojtar, ish-mesfushori i PSG-së, Grzegrorz Krychoëiak, pritet të largohet nga Krasnodari. Ai ka postuar javën e kaluar, së bashku me reprezentuesit tjerë të Polonisë, se do të bojkotojë ndeshjen ndaj Rusisë.