Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, ka zbuluar të ardhmen e një prej lojtarëve të tij. Bëhet fjalë për mesfushorin Ilkay Gundogan, lojtar që trajneri spanjoll e ka vlerësuar gjithmonë.
“Nëse mesfushori do të donte të bëhej një trajner, mund ta bëjë sepse kur je një mesfushor duhet të mendosh për skuadrën. Kur je një sulmues mendon për golat. Nuk mendon për atë që po ndodh rreth teje”, ka thënë Guardiola për Sky Sports.
“Mesfushori, nëse do të mbijetojë duhet të mendoj për atë që po ndodh përpara dhe atë që po ndodh mbrapa, duke luajtur në zemrën e skuadrës, në mes. Dhe, nëse luan aty, nëse je i zgjuar dhe ke pasion, mund t’ia dalësh.
“Gundogan është shumë i zgjuar dhe ka shumë pasion. Besoj se Ilkay Gundogan mund të bëhet Guardiola i ri. Mendoj se lojtarët e Akademisë duhet të jenë mirënjohës që kanë sesione stërvitore me të. Mendoj se Ilkay është një njeri shumë inteligjent”.