Erling Haaland do të ketë vendosur të ardhmen e tij dhe synon të largohet nga Dortmundi në fund të sezonit për të nënshkruar me Real Madridin.
Sipas AS, sulmuesi 21-vjeçar norvegjez nuk dëshiron të kalojë një sezon tjetër në shërbim të skuadrës gjermane, ashtu siç dëshironin drejtuesit e Dortmundit.
Çështja nuk do të jetë financiare. Klubi gjerman do të ishte i disponueshëm për të paguar atë që lojtari do të merrte në Real Madrid, por golashënuesi i ri thuhet se nuk dëshiron të qëndrojë edhe një vit në Bundesligë.
Haaland ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon të largohet nga merkato e verës për 75 milionë euro.