Roland Koeman mori drejtimin e Barcelonës më 19 gusht të vitit 2020, por drejtuesit e klubit katalanas e shkarkuan holandezin 28 tetorin e vitit të kaluar, për t’i besuar Xavit projektin e ringritjes, me ish-kapitenin që po ndërton një skuadër të bukur, që ka rikthyer entuziazmin te tifozët.
58-vjeçari ka thyer heshtjen, teksa i rikthehet edhe njëherë verës së kaluar, kur Barcelona nuk ia doli të rinovonte dot me Leo Messin, të cilin e humbi me parametra zero, duke dështuar keq në bisedimet e stërgjatura për rinovimin me simbolin e ekipit.
“Fajësoj veten që kam vënë interesat e Barcelonës para të miave. Pranova lamtumirën e disa lojtarëve për të rregulluar arkat tona dhe gjendjen financiare të klubit.
Por, më pas pashë që vetëm për një lojtar u paguan 55 milionë euro (Ferran Torres) dhe kjo ndodhi vetëm disa muaj pas lamtumirës së Messit…
E kam pyetur veten shumë herë nëse vërtet nuk ishte e mundur të mbahej Leo me ne? Nuk gjej përgjigje”, deklaroi Koeman.