Alvaro Odriozola është futbollisti i radhës që e ka pësuar nga hajdutët. Shtëpia e lojtarit të Fiorentinës është grabitur disa ditë më parë, por lajmi u bë publik vetëm ditën e djeshme.
26-vjeçari spanjoll është në pronësi të Real Madrid, por këtë sezon është huazuar në Serie A. Anësorit të djathtë i janë vjedhur para dhe sende me vlerë.
Hajdutët kanë marrë edhe medaljen e Champions League, të cilën Odriozola e fitoi në vitin 2020 kur ishte i huazuar te Bayern Munchen.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e hidhur. Lojtari iberik numëron 23 ndeshje dhe 1 gol këtë sezon me skuadrën nga Firence.