Interi tërhiqet nga Superliga Evropiane!
Edhe pse njeriu i parë i Juventusit, Andrea Anjelli, tha se 12 klube kanë nënshkruar kontratë për formimin e një Superlige Evropiane, e cila është si homologe e Ligës së Kampionëve, menjëherë ka pësuar një ndryshim në përbërje.
Skuadra e Interit është jashtë loje dhe nuk është më pjesë e projektit, andaj nuk do të marrë pjesë në përgatitjen e kompeticionit të ri.
Drejtuesit e kampionit italian vendosën të tërhiqen nga grupi dhe do të bashkëpunojnë me UEFA-n.
Formimi i Superligës ishte aktual vitin e kaluar, por kundër tij u kthyen jo vetëm faktorët kryesorë europian dhe botërorë, por edhe elitat politike.