Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra”

Futboll

Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra”

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:08
Armand Duka

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës, sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës, Ardian Haçit dhe sekretarin e FSHF-së  Ilir Shulkun.

Sipas gazetarit të ABC News, Ermal Vija, asnjëri nga të tre të pezulluarit nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kanë deklaruar se do të përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Duka, Haçi dhe Shulku janë pezulluar për shkak të akuzave për falsifikim dokumentash.

Avokati ka thënë  se një person politik nuk duhet të marrë pjesë në sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat