Futbollistja 22-vjeçare gjendet e vdekur në kampusin e universitetit!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku futbollistja 22-vjeçare, Kejti Mejer, është gjendur e vdekur në një ndërtesë në kampusin e universitetit që ajo studionte.
Mejer luante si portiere për ekipin e Stanford Kardinals dhe gjithashtu ishte dhe kapitene e skuadrës. Gjithashtu ajo mbahet mend për një nga performancat më të mira në sezonin 2019, në ligën e universiteteve.
Sipas mediave amerikane, thuhet se Mejer ka kryer një vetëvrasje dhe ende nuk dihen shkaqet e plota pse ka marrë këtë akt.